AAA

POLITIKA | 10.10.2017 12:05

Projektin SUPRO MEDIA - Mbështetje avokimit dhe së lirisë së mediave në Ballkanin Perëndimor

Qendra Mediale Beta (MBC) realizon projektin SUPRO MEDIA – Mbështetje avokimit dhe mbrojtjes së lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor. Projekti përfshin 24 tregime multimediale, dhe realizohet në katër vende dhe në katër gjuhë (serbisht, shqip, maqedonisht dhe anglisht).

Partnerët e MBC-së në projekt janë Beta Press (Beograd), organizata mediale KosovaLive (Prishtinë), Televizija Telma (Shkup) dhe blogeri Slobodan Vasković (Banja Luka). 

Tetori është muaji përgatitor i realizimit të projektit, ndërsa ai realizohet në periudhën nëntor 2017-gusht 2018. Çdo partner prodhon gjashtë tregime muldimediale (tekst, video, audio) dhe në bazë të temave për të cilat është arritur marrëveshja. Partnerët do të realizojnë storjet për tema të njëjta, akëcili nga vendi i vet, e me qëllim të shqyrtimit të pasqyrimit të gjendjes, krahasimit në zhvillimin e proceseve dhe në kombëmin e përvojave.

Qendra mediale Beta dhe partnerët në projekt rregullisht do t’i informajnë grupet cak dhe publikun e rajonit rreth temave dhe realizimit të produksionit, mënyrave për qasjen në to, shfrytëzimin dhe shpërndarjen e tyre.

Produksioni i projektit e ka një faqe të veçantë në www.beta.rs të titiulluar MBËSHTETJE MEDIAVE (ose SUPRO MEDIA). Krahas kësaj agjencia Beta do të distribuojë pa pagesë këtë produksion rrjetit të saj të shfrytëzuesve dhe publikut nëpër serviset e saj të lajmeve. Produksioni do të shpërndahet edhe në rrjetet sociale të Beta-s dhe në portalin Euroaktiv (www.euroactiv.rs) në gjuhën serbe dhe në atë angleze. Organizata mediale KosovaLive do ta vendos produksionin në faqet e saj www.kosovalive.com dhe www.kosovalive.org, dhe pa pagesë do ta shpërndajë këtë në serviset e saj edhe përmes rrjeteve sociale, në gjuhën shqipe dhe angleze. TV Telma do ta vendos produksionin në www.telma.mk në gjuhën maqedonase, e kur kjo bëhet e mundur edhe në gjuhën angleze. Blogeri Slobodan Vasković do të vendos produksionin multimedial në gjuhën serbe në blogun e tij në http://www.slobodanvaskovic.blogspot.ba/


 

Ky produksion është mbështetur nga Bashkimi Evropina dhe është pjesë e programit “Mbrojtja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor”, që realizohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kroaicsë si pjesë e projektit “Platforma rajonale për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurinë e gazetarëve të Ballkanit Perëndimor”: Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë, Asociacioni i Gazetarëve të BeH, Shoqata Gazetareske e Kroacisë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Mediave e Malit të Zi.


KOMENTARI

Broj komentara : 0

Vaše ime*


Vaš e-mail


Vaš komentar*



otkucano 0 od ukupno 1500 karaktera.