AAA

SU-PRO-MEDIA | 25.07.2018 10:30 > 30.07 14:09

Komunikimi (jo)ekzistues i serviseve publike dhe qytetarëve


Ndikimi i qytetarëve në politikën redaktuese të servisit publik në Serbi tradicionalisht reduktohet në protesta në rrugë, zakonisht të organizuara me ftesë të partive politike. Ekzistojnë edhe modele tjera të ndikimit në servisin publik, të bazuara në ligj, por ato nuk janë përpunuar si duhet dhe qytetarët me të cilët kemi biseduar nuk dijnë shumë për to.
„Gjithë këto vite pa marrë parasysh çfarë kanë sygjeruar qytetarët se duan të shikojnë, asgjë nuk ka ndryshuar”, thotë studentja, pjesëmarrëse e anketës.
„Nuk e shikoj RTS-në, nuk shikoj asgjë, shikoj internetin”, thotë e anketuara tjetër, pjesëtare e popullatës prej 30 deri 40 vjet.
„Ndoshta, eventualisht nëse shumë qytetarë do të reagonin lidhur me ndonjë gjë¸ndoshta diç do të ndryshonte”, vlerëson një grua pjesëtare e popullatës mes 50 dhe 60 vjeç.
Gazetarja Maja Divac konsideron se komunikimi mes serviseve publike mediale dhe qytetarëve në Serbi është thuajse joekzistent.
„Rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe regullativës mediale në përgjithësi është se komunikimi duhet të jetë i përditshëm, i hapur, dinamik – ka nevojë për këtë mënyrë të komunikimit, ne këtë nuk e kemi”, ka thënë Maja Divac.
Ajo është autore e hulumtimit „Qytetarët dhe servisi publik medial: Modelet e mbikëqyrjes qytetare të servisit publik medial” dhe sipas saj, pa komunikim të mirëfilltë me qytetarë, nuk ka as servise të mira publike.
„Serviset publike mediale ekzistojnë për këtë arsye, pra media që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, t’u mundësojnë informim kualitativ dhe objektiv, debatin publik, ballafaqimin e mendimeve, t’u mundësojë të jenë të informuar dhe të jenë në gjendje t’i shikojnë programet edukative, programet nga kultura. Ky është roli i serviseve publike mediale dhe ky model njihet në mbarë Evropën, si model i mediave që duhet mbështetur dhe mbajtur”, vëren gazetarja.
Tash për tash në Serbi qytetarët mund të komunikojnë me serviset publike përmes e-mail-it dhe telefonit në sajtin e televizionit, por pa obligim të servisit publik që t’u përgjigjet dhe t’i respektojë ato.  Qytetarët thonë se kryesisht janë të pakënaqur me programin informativ.
„Nëse flasim për emisionet informative, janë tepër të ngurta, formale, shtetërore, të sajuara me një kierarki të parashikueshme, e dini se çdo të jetë para se t’i dëgjoni lajmet”, është mendim i një burri, pjesëtar i popullatës prej 50 deri 60 vjet.
„Monotonia, joinvencioni, politika kadrovike para se gjithash dhe një mosinteresim i njerëzve, meqë nuk është krejt te paratë,“ vlerëson një tjetër, i moshës mbi 60 vjeçare.
Një nga rekomandimet kryesore në analizën e Maja Divac është emërimi i mbrojtësit, gjegjësisht ombudsmanit për shikuesit, e mu një institucion i tillë së shpejti do të duhej të instalohej në RTS.
„Ky në fakt do të ishte një emision, personat që do të udhëheqnin emisionin që merret me vet cilësinë e programit, dhe këtu njerëzit në një mënyrë shumë më konkrete dhe direkte do të mund t’i dërgonin komentet e tyre, e ombudsmani do të duhej t’i analizonte ato dhe të shihte se cili është mekanizmi më i shpejtë¸më i thjeshtë që programi të avancohet dhe kjo do të bëhej në vazhdimësi”, shpjegon Jovanka Todorović Savović nga Këshilli Programor i RTS-së.
Ombudsmani është një lloj garance që mediat do t’i kryejnë obligimet ndaj publikut, dhe kjo praktikë tashmë ekziston në Slloveni, Francë, Portugali, Spanjë. Kroacia fqinje e ka instaluar zyrtarin për shfrytëzuesit e shërbimeve të HRT-së më 2011, dhe emëron Këshillin Programor të shërbimit publik.
Një nga serviset më të mëdha publike në botë, BBC, nuk ka ombudsman, por ka sektorin për ankesat e shikuesve i cili përditë komunikon me shfrytëzuesit e saj, që është arsyeja kryesore e cilësisë dhe suksesit të BBC-së.
„Ata mesatarisht marrin 3 mijë e-mail-a nga qytetarët dhe ekzistojnë shërbimet që për çdo ditë, 24 orë, me themel, merren me ato pyetje dhe sygjerime, kështu që çdo mëngjes bëhen dokumente të vogla me pika kryesore që më pastaj qarkullojnë nëpër tërë redaksinë e BBC-së, dhe atyre sygjerimeve u jepen përgjigjet përmes shërbimit që komunikon me publikun”, ka shpjeguar Maja Divac.
Qytetarëve në Serbi u është dhënë mundësia të marrin pjesë në debatet publike të cilat i organizojnë Këshillat Programore të RTS dhe RTV. Sipas Ligjit gjatë vitit duhet të mbahet së paku një, e vitin e kaluar shërbimet publike kanë organizuar katër debate publike.

„Debatet janë të atilla ku individët nga vet serviset publike i shfrytëzojnë për ta paraqitur programin e tyre, të prezantojnë se çka janë duke punuar. Kjo nuk është mënyrë e mirëfilltë, meqë janë ata që flasin, ata nuk dëgjojnë se çfarë mendojnë rreth atyre programeve qytetarët”, kritikon Maja Divac.
Individët në Këshillat Programore janë të vetëdijshëm se debatet publike nuk po e kryejnë funksionin e vet. Jo vetëm se janë të organizuara dobët, por fare pak dihet për to, e sygjerimet e qytetarëve mbesin fjalë të vdekura në letër.
„Nuk mund të pohoj me siguri të plotë se a janë marrë parasysh kritikat, meqë pas ciklit paraprak të debateve publike i kemi shënuar vërejtjet e qytetarëve, ato u janë përcjellur Këshillit Drejtues. Se a është ndier kjo konkretisht në program, këtë nuk mund ta them meqë vet komunikimi me menaxhmentin e shtëpisë është i atillë sa që ne, si Këshill i Programit, tash një vjet nuk kemi marrë raportin mbi shikueshmërinë, e lërë më ndonjë analizë më të detajuar në formë të përmbajtjes së programit”, thotë Miloš Katić nga Këshilli Programor i RTV-së.
„RTS ka vesh dhe do që t’i dëgjojë qytetarët e rëndomtë pa tituj, pa profesion. Dhe jemi marrë vesh që debatet e ardhshme të jenë në shërbim të qytetarëve, gjegjësisht që 80 për qind të kohës të flasin qytetarët që vijnë në debat publik, e 20 për qind që ne ta prezantojmë programin”, ka thënë Jovanka Todorović Savović.
Si theksojnë nga Këshilli Programor, planifikohet një fushatë mediale që do të mund të fillonte nga shtatori, në mënyrë që sa më shumë qytetarë të përfshihen në debate publike.
„Për Këshillin Programor kjo nuk është vetëm plotësim i formës, vërtet përpiqemi të organizojmë debate në nivelin e duhur. Pjesëmarrja e madhe në debate publike do të kontribuonte që sygjerimet që arrijnë tek Këshilli Programor, të jenë të bazuara në një mostër sa më të gjerë që do të ishte më relevante lidhur me vetë sygjerimet për avancimin e përmbajtjes programore”, ka thënë Miloš Katić
“Më duhet të them se nuk kemi pasur akte konkrete gjegjësisht hapa konkretë. Të gjitha përfundimet nga mbledhjet ishin këshilldhënëse, kështu që tash sygjerimet do të jenë shumë konkrete, do të kenë një afat kohor dhe personin kompetent. Nëse nuk i formoni kështu gjërat, shpesh ndodh, sidomos nëse kemi të bëjmë me një çështje aktuale, që kjo të përfundojë para realizimit”, paralajmëron Jovanka Todorović Savović.
Ligji parashe që shërbimet publike t’ua paraqesin raportin mbi punën e tyre parlamentit dhe Trupit Regullator për Mediat Elektronike. Megjithatë, parlamenti ende nuk e ka shqyrtuar raportin, e Trupi Rregullator vetëm e ka miratuar në mbledhjen e mbajtur në mars, pa bërë komente.

KOMENTARI

Broj komentara : 0

Vaše ime*


Vaš e-mail


Vaš komentar*



otkucano 0 od ukupno 1500 karaktera.