AAA

SU-PRO-MEDIA | 11.04.2018 17:51

'Fake news' si program politik


Sasia e madhe e lajmeve të rrejshme të cilat përditë vërshojnë publikun në Bosnjë-Hercegovinë, ka sjellur situatën ku thuajse është joqenësore se çka është e saktë e çka jo.

Lajmet e rrejshme janë gjithnjë e më dominuese në hapësirën publike dhe nuk shihet një mënyrë adekuate që ky trend galopues të ndalet. Po ashtu, thuajse asnjë segment i shoqërisë kurrsesi nuk po lufton kundër këtij përbindëshi.

Mikica Milojević, redaktore dhe gazetare shumëvjeçare e “EuroBlic-it”, botimit të kësaj gazete për BeH, thotë se lajmet e rrejshme i krijojnë “portaloidët” që janë anonimë dhe si të tillë nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për lajmet e plasuara.

    “Pastaj të ashtuquajturit ‘mainstream’ media, përfshirë edhe shërbimin publik të Republika Srpska, këtë e transmetojnë dhe valorizojnë”, thekson thelbin e problemit Milojević.

Kur ”mainstream” mediat dhe shërbimi publik e marrin një ”fake news” nga cilido medium anonim, ai atëherë bëhet lajm dhe fiton rëndësinë dhe kinse vërtetësinë.

    “Përgjegjësi më të madhe kanë të ashtuquajturat mediat e vërteta, pa marrë parasysh se ato nuk i prodhojnë. Ato i shesin. Ato u vënë atë etiketën,” thotë Mikica Milojević.

Dragan Bursać, kolumnist i Al Jazeera Balkans dhe fitues i sivjetëm i shpërblimit më të madh evropian për gazetari European Press Prize, ka qëndrim të ngjashëm dhe thekson se “fake news” në hapësirat tona nuk janë ndonjë lajm, dhe se përdorimi i tyre zgjat me dhjetëvjetësh të tërë, edhe pse një vëmendje e madhe këtij fenomeni shkatërrues po i kushtohet në dy vitet e fundit.

    “Verën e kaluar isha në Rice University të Hjustonit, i kam dëgjuar ligjëratat e disa nobelistëve dhe fituesve të Pulitzer-it, që flitnin për fenomenin e post-të-vërtetës dhe ‘fake news’. Diku në mes të asaj ligjërate kam kuptuar se ne këtë e kemi zbuluar më 1989 në Gazimestan dhe atëherë, si  një nxënës fillestar, u paraqitesha për t’ju shpjeguar se ne këtë e kemi që moti. Kështu që ne lajmet e rrjeshme i kemi sjellur në perfeksion, janë aq të përsosura, sa që më as nuk u kushtojmë vëmendje, pos që tani janë në botën e inovacioneve”, thekson Bursać.

Ai po ashtu i spikatë shërbimet publike si burime më të mëdha të këtij problemi.

    “Është interesant se tek ne lajmet e rrjeshme vijnë nga maja, nga televizionet që kanë frekuencë nacionale, atyre njerëzve u paguajmë parapagimin dhe ata shumë mirë luajnë me këtë. Kryejnë eksperimente që kanë filluar nga fundi i ’80-tave dhe fillimi i ’90-tave, dhe sa mund të shoh punën e kanë fenomenalisht mirë dhe do të kenë edhe tutje”, ka thënë Bursać.

Burime të lajmeve të rrjeshme, pa dyshim, janë të gjitha ato struktura të shoqërisë qëllimi i të cilave është relativizimi i realitetit dhe zhvendosja e vëmendjes së publikut nga gjërat esenciale, në çështje që u konvenojnë në atë moment atyre strukturave.

    “Sa u përket kreatorëve, ata janë njerëz që janë të angazhuar për gjera të tilla nga ana e atyre strukturave të njëjta dhe në parim, të jem më konkret, mendoj se pas kësaj qëndrojnë partitë politike,” thekson Eldin Karić, drejtor i Rrjetit Antikorrupcion – ACCOUNT që, në rend të parë, lufton kundër problemeve endemike të BeH – krimit dhe korrupcionit.

Krahas kësaj, mund të konstatohet se edhe lajmet e rrjeshme janë bërë problem endemik dhe se ekzistojnë madje të ashtuquajtura “ferma” ku krijohen dhe prodhohen lajmet e rrjeshme. Këto “ferma” janë në afërsi të drejtpërdrejt të politikanëve kryesorë.

Kurioziteti i Bosnjë-Hercegovinës është se pjesë përbërëse të këtyre “fermave” janë bërë edhe institucionet arsimore, disa fakultete, në krye të të cilave janë individët që janë zgjedhur nga liderët politik.

    “Politikanët janë një nga gjeneratorët kryesor të këtij rrëfimi, meqë mosukseset politike të tyre tentojnë t’i fshehin me atë që i plasojnë ato informata që në atë moment i konsiderojnë më të rëndësishme dhe, në njëfarë mënyre, prap them, e orientojnë vëmendjen nga ato tema që në fakt paraqesin angazhimin e tyre politik. Kjo është ajo që në fakt synohet me prodhimin e këtyre lajmeve të rrejshme të njohur si ‘fake news’”, i precizon Karić fajtorët kryesor.

Me vlerësimin e tij, në masë të madhe, pajtohen edhe Milojević edhe Bursać.

    “Është fakt se këtu, tek ne, ende nuk dihet saktësisht kush për kë është servis shërbyes – politikanët atyre mediave apo mediat atyre politikanëve. Kështu që pastaj i krijojnë ato ping-pong lajme, ku politikani thotë një gjysmë të vërtetë, pastaj media e shndërron atë në të ‘vërtetë’, dhe krejt ajo pastaj i serviret qytetarit si një lajm absolut. Kuptohet, kjo nuk ka kurrfarë lidhje me realitetin, por problemi është se asnjëherë nuk janë thirrur në përgjegjësi as politikanët, mediat nganjëherë, e në realitet, prap nuk po ndodh asgjë. Do të thotë, askush nuk është i sanksionuar. Mendoj se në BeH askush deri më tani nuk është sanksionuar për lajm të rrejshëm”, thekson Bursać.

Sipas tij, kjo s’është për t’u habitur, meqë nuk duhet harruar se në BeH nuk ekzistojnë as ligjet mbi ndalimin e mohimit të krimit të gjenocidit.

    “Kështu qëndron puna, politikanët, për shembull, mund të shtrembërojnë historinë dhe jo vetëm të mos ndëshkohen, por shpërblehen në zgjedhje.  Pra, ata këtë e shfrytëzojnë si karburant. Kështu që kjo është jashtëzakonisht fenomenale, në kuptimin negativ,” ka theksuar kolumnisti i Al Jazeera Balkans.

Gazetarja e “EuroBlic-it” konsideron se kurrfarë lufte kundër lajmeve të rrejshme, nuk është në interesin e atyre që mbajnë pushtetin në BeH, meqë lajmet e tilla u konvenojnë mu atyre.

“Më lehtë është kështu – unë ta shes lajmin e rrejshëm, ti merresh me të…. Shumë lehtë është që popullit t’ia shesësh çfarëdo si një lajm, me qëllim nuk them qytetarëve, të cilët ende para zgjedhjeve thonë – e dini se të gjithë ata janë të njëjtë”, thotë Milojević.

Bursać thekson se kundër lajmeve të rrejshme mund të luftohet vetëm me të vërtetën, edhe pse kjo në këtë moment në Bosnjë-Hercegoivnë tingëllon si utopiste.

    “Është fakt se në RS ka disa media, por fuqia e tyre sa i përket emetimit dhe mbulueshmërisë është e papërfillshme në këtë aspekt.

    Është fakt se, të themi ne të pavarurit, çfarëdo`qoftë nënkuptohet me këtë, vërtet po e kryejmë pjesën tonë të punës. Por, e dini si, nëse publiku nuk është i arsimuar, nëse nga ana tjetër, është i frikësuar, nëse ekzistencialisht është i frikësuar dhe nëse jeton në atë njëfarë matrix-i permanent qe 30 vjet, shumë është vështirë që pa arsimin e atyre më të rinjve, bukvalisht edukimin e fëmijëve, të zhvilloihet mendimi kritik, dhe pastaj edhe opinioni kritik,” thekson kolumnisti i Al Jazeera-s.

Mënyra më efikase, më efektive e luftës kundër lajmeve të rrejshme është që në opinion të plasohen lajmet e vërteta dhe të prezantohen ato që janë probleme vërtet reale në shoqëri, e këto para se gjithash, janë korrupcioni dhe krimi, tok me parregullsitë dhe padrejtësitë në rritje e sipër, gjeneratorë të të cilave, sipas një rregulli, janë autoritetet në të gjitha nivelet.

    “Lufta kundër ‘fake news’ apo lajmeve të rrejshme, mendoj se është punë Sizifi që tentoni t’i demantoni. Ju nuk mund të prodhoni aq kundër-informata që do t’i mohonin ato, sa lajme të rrejshme mund t’i prodhojnë ata. Kështu që, përsëris, mendoj se thelbi i krijimit të këtyre tregimeve, që vërtet pasqyrojnë gjendjen reale në shoqëri, që paraqesin dhe të cilat, në fakt, orientojnë nga fajtorët kryesore, është edhe arsyeja pse e kemi shoqërinë dhe gjendjen në shoqëri ashtu si e kemi”, përfundon Karić.

KOMENTARI

Broj komentara : 0

Vaše ime*


Vaš e-mail


Vaš komentar*



otkucano 0 od ukupno 1500 karaktera.